Vllaznia pëson humbjen e tretë në kampionat, këtë herë ndaj Partizanit brenda në Shkodër. Një humbje plotësisht e merituar për kuqeblutë të cilët nuk kanë treguar asgjë nga vlerat e tyre në këtë ndeshje, ndoshta ndikuar edhe nga lodhja e pësuar nga ndeshja e së mërkurës ndaj Rahovecit.

Të kuqtë e kanë nisur ndeshjen në avantazh dhe e kanë mbyllur po ashtu. Ato e kanë fituar periodën e parë në shifrat 26-7 dhe kanë vijuar të ruajnë avantazhin edhe në të dytën dhe ekipet kanë shkuar në pushimin e ndeshjes me një diferencë prej 13 pikësh, me shiftat 28-41.

U mendua se në të tretën gjërat do të ndryshonin për mirë dhe në një moment gjërat marrin për mirë por vetëm për pak kohë sepse Partizani rikthehet sërish të dominojë dhe e mbyll periodën e tretë në shifrat 59-44. Në të katërtën ndërkohë, ekipi shkodran arrin të ngushtojë rezultatin deri në tetë pikë.

Zgjohen edhe tifozët shkodranë por gjërat nuk shkojnë ashtu si duhet deri në fund dhe të kuqtë dominojnë dhe arrijnë ta mbyllin ndeshjen në shifrat 71-85.

Vllaznia kësisoj pëson humbjen e tretë në një ndeshje ku nuk treguan asgjë të mirë. Lodhja nga ndeshja e së mërkurës me Rahovecin për Ligën Ballkanike dhe mungesa e Hudson dhe Perine, padyshim që patën efektin e vet dhe si rrjedhojë erdhi edhe ky dështim që ia ndërlikon jo pak pretendimet këtij ekipi për të ardhmen.
© shkodrasport.com