Vllaznia nuk ka hequr dorë kollaj nga dy futbollistët e Bylisit, Dimon dhe brazilianin Da Silva. Trajneri Vata vazhdon të mendojë se drejtuesit e klubit do t’ia plotësojnë kërkesën për t’I patur në skuadër të dy ata. Pikërisht për këtë, vetë kryebashkiaku I Shkodrës I ka hyrë vetë punës për ta zgjidhur këtë çështje. Me anë të njohjeve të tij, ndoshta edhe politike apo shoqërore, sigurisht që ka tentuar një marrëveshje me presidentin e Bylisit për marrjen e këtyre dy futbollistëve. Vllaznia mund të jepte lojtarë në formë huazimi për ballshiotët por kurrsesi nuk bëhet fjalë për të plotësuar ato çfarë ka pretenduar presidenti Kapllanaj. Në Shkodër kanë shpresa se akordi do gjendet megjithatë kjo duhet parë. Megjithatë takimi që kanë patur sërish dje drejtuesit e Vllaznisë me ata të Ballshit, nuk ka dhuruar asgjë. Që do të thotë se Vllaznia duhet të heqë dorë përfundimisht edhe nga Da Silva e Dimo.

www.shkodrasport.com