
Nuk ka qetësi për basketbollistët e Vllaznisë. Pas humbjes në gjyëmëfinalen e kupës ndaj Tiranës Brenda në Shkodër, historia është përsëritur edhe pasditen e djeshme në ndeshjen e kampionatit ndaj Kamza Basket. Kjo e fundit ka fituar me rezultatin 69 me 51 duke marrë vendin e parë në renditje. Skuadra shkodrane I ka bërë një nisje shumë të keqe ndeshjes duke shënuar vetëm 4 pikë në periodën e parë përballë 22 të miqve. Kjo epërsi e madhe e Kamzës erdhi duke u ruajtur edhe në tre periodat e tjera dhe në fund do të ishte ajo fituese e ndeshjes me 18 pikë epërsi. Një ndeshje që shfaqi shumë dobësi tek Vllaznia dhe jo më kot, duhet një analizë tek kjo skuadër në ditët në vazhdim për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë ku ajo ndodhet. Këtë ka paralajmëruar edhe trajneri Gjeçaj në prononcimin e tij të pasndeshjes…..
Takimi ka nisur me 20 minuta vonesë si rrjedhojë e një mosmarrëveshje në mes drejtuesve të pallatit të sportit dhe gjyqtarëve të tavolinës duke mos I lejuar të hyjnë në ambjentet e pallatit të sportit megjithatë kjo është zgjidhur por me vonesë duke lënë një shije të hidhur tek të gjithë.