Këtë fundjavë do të rikthehen ndeshjet e kampionateve të volejbollit, pikërisht vetëm pak ditë pasi është mbyllur kompeticioni I Kupës së Shqipërisë. Në këtë të fundit siç dihet, ekipi I meshkujve të Vllaznisë nuk arriti dot objektivin që kishte sepse u eliminua në gjysmëfinale nga Erzeni, ekip ky që më pas fitoi edhe trofeun.
Nga ajo çfarë u pa në atë ndeshje, volejbollistët shkodranë treguan mungesë personaliteti dhe padyshim që kjo I ndëshkoi ata. Por tashmë gjithçka është lënë pas sa I takon kupës dhe kuqeblutë janë fokusuar maksimalisht tek kampionati.
Faza e dytë e tij ka nisur prej tre javësh dhe Vllaznia ka vetëm një humbje të pësuar, pikërisht atë ndaj Erzenit, humbje kjo që e ka zbritur në vendin e dytë. Megjithatë deri në fund të kampionatit ka ende edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe e rëndësishme është që Vllaznia të kapë nivelin e duhur për t’u përballur me kundërshtarët.
Edhe për titullin kampion rivali kryesor duket se do të jetë ekipi shijakas sepse Partizani po tregon se nuk është në larrësinë e viteve të fundit.
Nesër ekipi I drejtuar nga trajneri Ermal Kraja do të udhëtojë drejt Elbasanit për të zhvilluar ndeshjen e rradhës ndaj ekipit vendas dhe padyshim që objektivi do të jetë fitorja. Ajo që ka më shumë rëndësi në këto momente është konsolidimi I ekipit.
Dy lojtarët e huaj të ardhur gjatë merkatos së janarit, nuk janë ende në lartësinë e duhur dhe për këtë arsye ndeshjet e ardhshme do t’I ndihmojnë ato të lidhen sa më mirë me pjesën tjetër të ekipit.
Vllaznia e sivjetme ka shansin e madh të tentojë deri në fund fitoren e titullit të dytë kampion në historinë e saj dhe këtë shans kurrsesi nuk duhet ta lënë t’u ikë nga duart.
© shkodrasport.com