NNuk prodhoi fitues sfida mes Vllaznisë dhe Erzenit, e cila u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje e luftuar deri në fund, por skuadrat u detyruan të ndajnë nga një pikë.
Sfida u vendos nga dy golat e shënuar në pjesën e parë. Kuqeblutë shënuan të parët me Bekim Balajn në minutën e 29-të, por 10 minuta më vonë, ishte Blazevic që vendosi baraspeshën.
Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë, por asnjë nga skuadrat nuk e dërgoi dot topin në rrjetë.
Ndeshja e dytë pa fitore për Vllazninë, që mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, ndërsa Erzeni mban vendin e parafundit me 28 pikë.