Vllaznia pret Skënderbeun në ndeshjen që ka vlerë për javën e 30-të të Superiores. Kjo ndeshje nis në orën 18:00 dhe do të luhet në “Loro Boriçi”.
Kujtojmë se Vllaznia barazoi në takimin e fundit, teksa luajti përballë Tiranës. Në anën tjetër Skënderbeu u mposht nga Partizani.
Kuqeblutë kërkojnë të rikthehen te fitorja për të synuar kreun, ndërsa Skënderbeut i duhen pikë për mbijetesën. Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.
FORMACIONET ZYRTARE
Vllaznia: Jukaj, Jago, Stojanoviç, Bajrami, Gurishta, Qato, Krymi, Mala, Dodaj, Balaj, Çoba
Trajner: Tomas Brdariç
Skënderbeu: Alia, Prençi, Sabo, Doka, Shaqe, Dumfur, Lukuinjas, Estrela, Nikaj, Nasr, Bismark
Trajner: Ernest Gjoka