Kategoria Superiore e futbollit do të vijojë ditën e sotme me takimin Vllaznia – Teuta. Ndeshja e programuar për në orën 16:30, sheh përballë dy ekipe që vuajnë në fazën sulmuese.

Dy ekipet kanë golavarazh thuajse të përbashkët, me durrsakët që janë më pozitiv në sulm. Në Shkodër e dinë rëndësinë e këtij takimi, andaj skuadra ka vijuar të qëndrojë e grumbulluar, në pritje të duelit.

Për trajnerin Jonuz, Vllaznia i ka të gjitha mundësitë për të dalë me pikë të plota nga ky takim, duke parë se Gurishta dhe Gligorov janë dy pika kyçe në dispozicion. Nga ana tjetër, Bledi Shkëmbi udhëton pa dy titullarë të dëmtuar. Bëhet fjalë për Khalid dhe R. Hoxhën.

Vllaznia – Teuta 16:30

Vllaznia – Sheri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Krymi, Ramadani, Lika, Emerson, Uenderson. Tr. Mirsad Jonuz

Teuta – Frashëri, Todorovski, Arapi, Kuro, Gashi, Aleksi, Avdyli, Vecaj, Nikaç, Kallaku. Tr. Bledi Shkëmbi