Është mbyllur ditën e sotme java e 6-të e Abissnet Superiore me derbin Tirana-Partizani e cila u mbyll me rezultatin minimal 1-0. Sfida u vendos nga një gol i shënuar nga Vesel Limaj me penallti në fundin e pjesës së parë.

Pas ndeshjes së sotme, renditja e Superligës ka pësuar ndryshime. Tirana merr kryesimin me 14 pikë, ndjekin Teuta dhe Kukësi me nga 11 pikë, ndërsa Vllaznia e 4-të me 9 pikë.

Kjo do te thote se kuqeblute do te presin Tiranen te shtunen dhe diferenca ne mes tyre eshte 5 pike. Kjo e ben mese te detyrueshme fitoren per kuqeblute dhe kjo fitore vlen jo vetem per te,por edhe per te zbukuruar kampionatin dhe per te mos lejuar kuqeblute te largohen ne renditje.

Partizani pas humbjes se sotme renditet në vendin e 8-të me 4 pikë, ndërsa Kastrioti dhe Skënderbeu mbyllin renditjen e Superligës pas 6 javësh.