Tirana dhe Vllaznia pritet të kenë një rrugëtim të vështirë në Conference League. Dhe pse janë në vazon e favoritëve në turin e parë, e njëjta gjë nuk do ndodhë në të dytin.
Nëse fitojnë përballjen e parë, dy klubet shqiptare mund të ndeshen me skuadra të mëdha më pas. Disa prej skuadrave që njihen tashmë janë skuadra si Legia, Copenhagen, Basaksehir, Cluj, Maccabi Haifa, AEK i Athinës dhe Hajduk Split.
Objektivi kryesor fillimisht është kalimi i turit të parë. Më pas me pak fat në short mund të shmangen dhe skuadrat me disa herë buxhet më të lartë.
Shorti për turin e dytë të Conference League do të hidhet më 19 qershor, një ditë pas shortit të turit të dytë. Megjithatë për ekipet tona e rëndësishme fillimisht është të kalojnë turin e parë