Vllaznia e volejbollit te femrave rrezikon pjesmarrjen ne kampionat dhe shkrirjen e ekipit sepse drejtuesit e shoqates kane vendosur te mos aplikojne per te fituar projektin e Bashkise Shkoder dhe si rrjedhoje edhe e financimit te ketij institucioni.
Siç eshte shprehur vete presidenti Zekja ne letren e tij drejtuar Bashkise, miratimi dhe levrimi i fondeve te saj do te behet ne fund te muajit mars, ne nje kohe qe kampionati mbaron me 14 prill dhe si rrjedhoje nje financim i tille eshte i pavlere sepse eshte e veshtire te mbulohen financiarisht tre muajt e pare te vitit.
Ne keto rrethana, pjesmarrja e Vllaznise se volejbollit te femrave ne kampionat eshte ne nje pikepyetje te madhe. Por per t’i dhene nje zgjidhje ketij problemi, duket se kane menduar tifozet e grupimit “Vllaznia Diaspore”. Ata kane bere thirrje permes faqes se tyre per mbledhjen e nje fondi qe do te ndihmonte ne mbarevajtjen e ecurise se ketij ekipi.
Ja çfare shkruhet ne postimin e njerit prej drejtuesve te ketij grupimi:
“Duke pa problematikat e shumta te volleyball i femnave, kryesisht ato financiare dhe indiferencen e theksume te biznesit por edhe te institucioneve shtetnore perkatse, t’vjen nder mend qe nuk duhet me u prit shefat si me e shkatrru qytetin, por gjanat duhet me i ba vet per njeni-tjetri.
•(Kujtojme ktu qe ekipi i volejbollit per momentin mir qe nuk asht perforcu por ka mbet vetem me 7 lojtare tu rreziku kshtu edhe pjesmarrjen ne pjesen e mbetun te kampionatit.)
Shum djem t’mir t’Shkodres na kan kontaktu n’privat dhe na kan kerku per me dhan kontributin qe minimalisht ti japim mundsin ekipit ta mbyllin sezonin dhe shifra zyrtare qe na asht dhan prej drejtusve t’ekipit asht dikund rreth 10 milion lek t’vjetra. (Shifer qe nuk pretendohet me u arrit plotesisht prej nesh)
•Na s’mundena me ba gjana t’mdhaja , por gjana t’vogla me dashni t’madhe.
Me ken tifoz asht sakrific, gjithkush ka mundsit e veta, minimaliste, ndoshta dikush maksimaliste. Sikur 3 mij vet ka 3 mij lek dhe u ba shifra qe i nevojitet ekipit.
Grupi “VLLAZNIA DIASPORË” me mundsit e veta modeste ofron 500€.
•Me kyt rast ju bajm thirrje cdo njenit qe ka deshir me ju bashku nismes tone dhe ka deshire me kontribu te kontaktojne njenin prej administratoreve te grupit.
•Kush ndodhet ne Shqipni dhe ka deshire me kontribu mundet kontaktu me Nikoll Mirashi dhe Asllan Muca.
– Cdo donacion, me dorezimin e shumes se mbledhun, ka me u ba publik me emer e mbiemer dhe shuma perkatese (perjashto ktu ata qe dojn me rujt anonimatin)
– Kampionati rifillon me date 2 shkurt, ne deri me date 25 janar do te bajme maksimumin e mundshem
– Dashnia fillon tuj u kujdes per qytetin tand, Vllaznia asht dashni!!
Pyetja qe lind pas kesaj inisiative fantastike eshte e tille: Sa vlen nje fond i mbledhur ne kete menyre qe ekipi te vazhdoje te mbijetoje? Ne pamje te pare thjesht do te siguroje pjesmarrjen ne disa ndeshje dhe asgje me shume. Ndoshta edhe ndonje rroge te sportisteve dhe trajnereve.
Po me tej? Problemi ne kete rast duket se nuk eshte kuptuar. Leket e Bashkise jane, por ato dalin ne fund te muajit mars, gjithmone nese aplikohet per te fituar projektin e Bashkise. Kete e ben shoqata e volejbollit te femrave Vllaznia e cila ka per drejtuar z. Florian Zekja.
Nese ai terhiqet, zevendesimi i tij duhet bere ne gjykate dhe ky proces zgjat ndoshta me muaj te tere. Çka do te thote se Shoqata edhe nese ndryshon drejtues, nuk do te kete mundesi te aplikoje me per fitimin e projektit dhe te financimit nga ana e Bashkise.
Ne keto rrethana, per te gjetur nje rrugezgjidhje e vetmja mundesi eshte qe drejtuesit e Bashkise dhe ato te Shoqates se Volejbollit te femrave Vllaznia te ulen ne tavoline per te biseduar dhe gjetur nje zgjidhje jo momentale, por te perhershme./SHKODRA-SPORT.COM/