Java e tretë e kampionatit të kategorisë së parë ka dhuruar një ndeshje shumë interesante. Vllaznia dhe Dinamo, dy emra shumë të njohura të futbollit shqiptar dhe fitues të shumë trofeve, do të përballen me njëri- tjetrin pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”.

Sfida do të nisë në orën 16.00 dhe pritet me interes nga të dy ekipet por edhe tifozëritë sepse janë në të njëjtën kuotë pikësh dhe kanë të dyja pretendime për t’u ngjitur në Superligë.

Pritet të ketë një numër më të madh tifozësh se herët e tjera dhe po ashtu, të dy trajnerët kanë premtuar se ka për të qenë një ndeshje e bukur në fushën e lojës.

Natyrisht që ia vlen të ndjekësh një sfidë të tillë, pavarësisht se nuk është e vlefshme për kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar por gjithsesi, ka vlerat e veta.
© shkodrasport.com