Kategoria Superiore do rikthehet në fundjavë me sfidat e javës së pestë. Në fushë do zbresin të gjitha ekipet sipas axhendës së FSHF-së, ndërsa sfidat janë shpërndarë në tre ditë dhe orare të ndryshme.

Java e pestë sheh disa duele deçizive për titullin, teksa mbyllet të hënë me sfidën e “Loro Boriçit” mes Vllaznisë dhe Dinamos. Të shtunë do nisë gjithçka me dy ndeshje në 13:45. Kastrioti pret Skënderbeun në Kamëz, ndërsa Laçi luan me Egnatian.

Të diel janë programuar dy takime. Në 13:45 Teuta dhe Tirana përballen në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë, me duelin që ende nuk dihet nëse do zhvillohet pasi te bardheblutë disa lojtarë janë me covid. Po të diel, në 16:45 Partizani dhe Kukësi luajnë në “Air Albania”.

Të hënë në 19:45 mbyllet java e pestë me sfidën Vllaznia – Dinamo.

Kategoria Superiore, java 5

E shtunë, 16/10/2021

13:45 Kastrioti – Skënderbeu

13:45 Laçi – Egnatia

E diel, 17/10/2021

13:45 Teuta – Tirana

16:45 Partizani – Kukësi

E hënë, 18/10/2021

19:45 Vllaznia – Dinamo