Drejtuesit e klubit te futbollit Vllaznia do te ankohen ne Federate per gjykimin e ndeshjes se fundit me Tiranen. Kuqeblute jane te mendimit se gjyqtari vendosi fatin e ndeshjes me nje vendim aspak korrekt ne momentin e dhenies se 11-metershit per bardheblute, moment ky qe solli me pas edhe golin e vetem te ndeshjes qe i shkaktoi humbjen atyre. Me konkretisht drejtuesit shkodrane do te kerkojne nje ndeshkim te gjyqtarit anesor Sokol Avdo qe sinjalizoi per kete 11-metersh. Ka qene minuta e 48-te e ndeshjes kur mes sulmuesit Çota dhe mbrojtesit Marku ka patur nje dyluftim per topin. Ky i fundit eshte i bindur se nuk ka nderhyre ne menyre te parregullt ndaj kundershtarit e per kete thote: “Dua te them se nuk kam patur fare kontakt me sulmuesin kundershtar, madje dua te them se kam qene larg tij ne momentin qe ai ka rene ne toke. Humbja e ekuilibrit tim ka patur te beje me venien e dores nga Çota ne supin tim. E them me plot bindje se nuk ishte aspak 11-metersh dhe ne fakt kjo gje te merzit sepse ai vendosi fatin e ketij takimi”. Ne kete menyre gjerat tashme jane te qarta. Gjyqtaret kane vendosur fatin e kesaj ndeshje por gjerat tashme nuk mund te ndryshojne sepse tre piket jane humbur dhe Vllaznia ne vendin e gjashte thuajse nuk ka me asnje shans per te shpresuar per nje vend ne Kupat e Europes.

www.shkodrasport.com