Me ardhjen së fundi edhe të qendërmbrojtësit Ristevski ka filluar të marrë formë skuadra e Mirsad Jonuz. Vllaznia e tij do të luajë me skemën 1-4-3-3, skemë që e ka aplikuar kudo ku ka punuar më parë.
Në këto rrethana, 11-shja aktuale pritet të jetë kjo si më poshtë:
Në portë padyshim që do të jetë Sherri ndërsa katërshja e mbrojtjes do të jetë e përbërë nga maqedonasi Gligorov në të djathtë, që mund të alternatohet herëpashere me Gurishtën në të majtë.
Në qendër të këtij reparti janë planifikuar të luajnë Malota dhe maqedonasi tjetër Ristevski, me Shehin si alternativë.
Ndërkohë treshja e mesfushës do të jetë e përbërë nga Krymi, Ramadani dhe H. Marku.
Ndërsa treshja e sulmit do të jetë e përbërë nga Lika, Kruja dhe Zogaj ose Pusi. Këto jaën zgjedhjet aktuale të stafit teknik të Vllaznisë.
Në rast të ardhjes së lojtarëve të tjerë nga merkatoja, padyshim që do të ketë lëvizje megjithatë edhe të shtunën në miqësoren ndaj Besëlidhjes, kjo 11-she pritet të zbresë në fushë nga minuta e parë.
© shkodrasport.com