Vllaznia është duke u dhënë dorën e fundit përgatitjeve. Nën drejtimin e Hysen Dedjes, ekipi ka kryer edhe një seancë të larmishme edhe dje.

Ngarkesat kanë qenë të larta, ku mes të tjerash u provua edhe formacioni. Këtë javë rikthehet në formacion Krymi, që shfaqi probleme me Skënderbeun. Sakaq, mungesa të sigurta mbeten të pezulluarit Malota e Gurishta, braziliani Hygor dhe i dëmtuari Ramadani.

Me keto probleme gjithsesi Vllaznia do te provoje te tentoje te marre fitoren. Pjestare te saj gjate ketyre diteve jane shprehur entuziast ne media per marrjen e tre fitoreve ne tre ndeshjet e mbetura deri ne fund te kampionatit dhe nese ndodh kjo, shanset per te mbijetuar jane te medha.

Por gjeja e pare qe kuqeblute duhet te bejne eshte qe te te fitojne sot njehere me Kukesin dhe pastaj te mendojne per sfidat e tjera. Kuptohet qe nuk do te jete e lehte sepse edhe Kukesi ka ambicje per te marre trepikeshin, megjithate ajo qe do te vendose do te jete fusha e blerte.