Fitorja ndaj kampiones sllovake Spartak Myjava ka qene mese e merituar per Vllaznine dhe madje ate nuk e ka vene ne dyshim as kundershtari. Kjo sepse kampionet shqiptare kane dominuar ne menyre absolute ndaj tyre ne te gjitha drejtimet.

Mjafton t’i referohesh statistikave zyrtare te ndeshjes dhe e konstaton lehte kete gje. Vllaznia e ka mbajtur topin 59 % nderkohe qe Spartak Myjava vetem 41 %. Ajo ka realizuar plot 17 aksione per gol nderkohe qe kundershtari asnje.

Vllaznia ka gjuajtur 9 goditje nga kendi dhe sllovaket asnje. Po keshtu edhe ne aspektet e tjera, shkodranet kane qene dominuese absolute dhe kjo i ka kenaqur te gjithe te pranishmit ne stadium por edhe te tjeret qe e kane ndjekur permes internetit.

Ne fakt ne pak ndeshje te tilla nderkombetare mund te kete nje dominim te tille. Askush nuk mundet te thote se Spartak Myjava ishte nje ekip i dobet. Ai eshte kampioni i Sllovakise dhe si i tille ka meritat e veta per gjithçka ka arritur deri ketu.

Megjithate Vllaznia nga viti ne vit po e rrit performancen e saj edhe ne Europe, duke u rritur edhe ne klasifikimin e pergjithshem dhe kjo e ka favorizuar deri diku edhe per shortin e dates 1 shtator sepse ne baze te koefiçentit qe ajo ka, eshte nder 7 skuadrat me te forta dhe do te ndeshet me njeren prej 7 skuadrave te tjera qe kane koeficent me te ulet./SHKODRA-SPORT.COM/