Vllaznia duket se ka nisur që të jetë aktive këtë javë duke synuar lojtarë cilësorë dhe që e njohin Superioren. Por, natyrisht nuk po heq dorë edhe nga titullarët e sezonit të shkuar duke mbajtur ata më kryesorët.
Në objektivat e drejtuesve janë edhe lojtarët shkodranë që kanë luajtur në Superiore. Por, një tjetër futbollist që është në “radarët” e klubit shkodran është mbrojtësi Denis Pjeshka. Në Shkodër e njohin mjaft mirë. Ai u largua verën e shkuar për t’u bërë pjesë e Laçit.
Me kurbinasit nuk luajti shumë, pasi transferimi në Laç rezultoi i pafat edhe për faktin se Denis Pjeshka pësoi dy dëmtime. Ndaj edhe rikthimi i tij në Shkodër natyrisht që i bën mirë mbrojtësit që tashmë është rikuperuar dhe kërkon që të bëj një sezon ndryshe në Superiore me skuadrën “mëmë”./vipsport/