Tradita e peshengritjes ne Shkoder duket se po rikthehet gradualisht. Pas shume problemeve qe ka kaluar ekipi i Vllaznise dhe qe ne fakt vazhdon t’i kaloje sepse ende nuk ka nje palester ashtu si duhet, disa sportiste te talentuar, po bejne me te miren e tyre per ta perfaqesuar sa me denjesisht kete emer.
Kete e tregon edhe paraqitja e bere se fundi ne kampionatin kombetar te 17 vjeçareve qe u zhvillua ne Durres. Nen drejtimin e trajnerit Artur Lagja, Vllaznia u perfaqesua ne kete aktivitet te rendesishem me 4 sportiste.
Interesant eshte fakti se te kater ata jane ngjitur ne podium teksa dy prej tyre kane zene vende te para duke u shpallur edhe kampione kombetar ne peshat respektive, ndersa dy te tjeret jane renditur ne vendet 2 dhe 3.
Keshtu, me konkretisht, Saimir Lagja ka konkurruar ne peshen 67 kg dhe duke ngritur 90 kg ne shkeputje dhe 112 kg ne shtytje, ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion i kesaj peshe.
Kampion ka dale edhe sportisti Driland Ibershimi qe ne peshen +102 kg, ka ngritur 77 kg ne shkeputje dhe 90 kg ne shtytje duke zene edhe ai vendin e pare, raporton “SHKODRA SPORT”.
Nga ana tjeter, sportisti Enis Domni duke konkurruar ne peshen 96 kg, ka arritur te ngreje 60 kg shkeputje dhe 80 kg ne shtytje duke u renditur i dyti dhe shpallur nenkampion. Ndersa sportisti Antonino Mullisi ka konkurruar ne peshen 55 kg duke ngritur 47 kg ne shkeputje dhe 60 kg ne shtytje duke u renditur i treti ne peshen e tij.
Ne perfundim te kampionatit, ne renditjen ekipore Vllaznia ka zene vendin e trete duke u renditur pas Tiranes dhe Elbasanit. Padyshim qe kjo eshte nje arritje per ekipin shkodran, nisur edhe nga problemet qe vazhdojne ta shoqerojne ate, por fale perkushtimit dhe punes se bere nga sportistet dhe trajneri Lagja, ia kane dale te rikthejne kete ekip ne traditat e tij./SHKODRA-SPORT.COM/