Skuadra e Vllaznisë do të luajë në sezonin që vjen në Kategorinë e Parë për më shumë se 5 dekadash.
Gjatë kësaj merkatoje në kuqeblutë janë larguar shumë lojtar, megjithatë kjo nuk i pengon drejtuesit që të fillojnë nga puna për vitin tjetër.
Sipas zërave që qarkullojnë në Shkodër, më tepër nga kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, shumë shpejtë ekipi do të fillojë nga puna për të ndërtuar një skuadër me perspektivë, por mbi të gjitha për një trajner të ri.
Bëhet fjalë për teknikun e moshave, Ervis Kraja, i cili e drejtoi skuadrën në javët e fundit të sezonit që sapo u mbyll dhe me shumë mundësi mund të konfirmohet përsëri në ditët e ardhshme si “timonieri” i Vllaznisë.