Vllaznia dje ka hedhur nje hap te rendesishem per plotesimin e kriterit financiar qe do t’i hapte rrueg me pas liçensimit te saj per pjesmarrjen ne Kupat e Europes.

E ndersa shkodranet duken ne rrugen te mbare per kete gje, Tirana është në ankth për licencimin. Kur duhen edhe dy ditë nga mbyllja e licencimeve te bardheblutë presin përgjigjen për punën që kanë bërë gjatë këtyre javëve.

Këtë sezon, situata është më e vështirë, ndërsa ashtu si edhe sezonin e shkuar nuk pritet që licenca të vijë menjëherë që në fund të marsit. Me shumë mundësi, licenca do të merret pas apelimit që zakonisht bëjnë ato klube që nuk plotësojnë kriteret për licencim. Bardheblutë po bëjnë të pamundurën për të qenë sërish në Europë.

Nga ana tjetër, presidenti Halili beson jo vetëm tek Europa, por edhe diçka më shumë. Për këtë qëllim ai është munduar të bëjë marrëveshje me të gjithë lojtarët që kanë fituar gjyqe në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve që licencimi të mos bllokohet nga detyrimet e prapambetura.