Te Vllaznia jane te kenaqur sepse mesa shihet kane bere nje goditje te rendesishme ne merkato. Behet fjale per mesfushorin boshnjak Elvedin Heriç.

Ai ka luajtur vetem 45 minuta ne miqesoren e djeshme ndaj Burrelit, por me disa veprime qe ka bere ne fushen e lojes, ka fituar duatrokitjet e tifozeve shkodrane te pranishem ne “Loro Boriçi”.

24 vjeçari boshnjak i eshte bashkuar vetem ditet e fundit kuqebluve, por ka fituar menjehere besimin e te gjitheve. Kemi te bejme me nje lojtar i cili ka natyren e lojes se nje fantazisti dhe qe piken e tij me te forte ka pasimin e sakte.

Vllaznia ka vuajtur prej vitesh per nje lojtar te tille dhe mesa duket e ka gjetur tashme ate. Kuptohet qe eshte ende heret per te folur me superlativa, megjithate pershtypjet e para jane shume pozitive rreth tij.

Edhe vete trajneri Brdariç ne prononcimin e dhene per mediat pas miqesores me Burrelin u shpreh keshtu per te: “Mendoj se me Heriç kemi gjetur një lojtar të mirë dhe e tregoi për sa luajti”.

Ky lojtar qe eshte rritur tek Akademia e Sarajevos, ka provuar te luaje edhe me ekipin e pare te tij, por me pas ka luajtur edhe me ekipe te tjera ne Bosnje, Slloveni dhe se fundi ne ligen e dyte austriake para se te vinte te Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/