U mendua se të hënën do vinte “divorci” në mes Vllaznisë dhe trajnerit Shpëtim Duro por kjo nuk ka ndodhur. Kur të gjithë e bënë fakt të kryer, ndodhi e kundërta dhe kjo procedurë u shty. Por pikërisht kjo gjë, nuk ka kaluar pa humorin e hollë shkodran. Alban Hasani, ish-futbollisti I Vllaznisë dhe aktualisht trajner I kombëtares së minifutbollit, njihet për batutat e tij dhe një të tillë e ka lëshuar edhe dje kur ka thënë:

“Vllaznia dhe Duro janë bërë si puna e atij çiftit që duan të ndahen por rrinë bashkë për hatër të fëmijëve”. Pyetja që lind  nga ai që nuk e kuptoh thelbin e kësaj thënies është se kush janë fëmijët në këtë rast? Përgjigja e Hasanit është e shpejtë: “Fëmijët në këtë rast janë paratë. Për hir të tyre kontrata nuk prishet ndonëse palët nuk duan ta shohin më me sy njëra- tjetrën dhe prandaj vazhdojnë të jenë sërish bashkë”. Pak ditë më parë Hasani lëshoi një tjetër batutë, atë që “Vllaznia është bërë si torta e Pavarësisë”,  e cila u bë batuta e xhiros në Shkodër.

www.shkodrasport.com