Stafi teknik i Vllaznisë i ka lënë dy ditë pushim futbollistët e Vllaznise ndeshjes miqësore me Tiranën, por kuptohet qe nuk eshte pushim i plote sepse secili prej tyre duhet te stervitet ne menyre individuale sipas programit qe u kane dheen trajneret.

Ndërkohë nga e mërkura do të nisin përgatitjet për sfidën finale të Superkupës ndaj Teutës. Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kjo ndeshje të luhet ditën e shtunë në orën 19.00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Prej ditës së djeshme ka nisur edhe shitja e biletave dhe mendohet që për këtë ndeshje, nga ana e tifozërisë shkodrane të ketë një interes të madh. Shumë prej tyre mendojnë se Teuta nuk ishte kampionia reale e sezonit të kaluar pasi titullin e meritonte Vllaznisë dhe në fakt skuadra shkodrane duhet ta tregojë këtë gjë në përballjen e fundjavës me këtë kundërshtar.

Ndeshja me Teuten eshte vleresuar maksimalisht ne kampin shkodran dhe padyshim qe do te synohet fitorja e saj, por edhe e trofeut. Me interes eshte te mesohet gjendja e kapitenit Gurishta apo dhe ndonje lojtari tjeter me probleme shendetesore, nese do jene ne fushe apo jo diten e shtune.

Trajneri Brdariç kuptohet qe deshiron t’i kete ne dispozicion te gjithe futbollistet, por nga ana tjeter, po i ben planet per t’i zevendesuar ndonjerin qe do te mungoje. Gjermano- kroati edhe vitin e kaluar ka treguar se nuk e ka shume mendjen tek ata qe mungojne, por te ata qe do te hedhe ne fushen e lojes, te cileve u jep besimin maksimal./SHKODRA-SPORT.COM/