Goditja që morën ndaj Kukësit, sigurisht që ka lënduar jo pak futbollistët dhe stafin teknik të Vllaznisë. Ata kurrsesi nuk e kishin menduar një humbje të tillë. Më e keqja që kishin parashikuar ka qenë një barazim. Gjithsesi tashmë gjërat nuk ndryshojnë më. Skuadrës i del për detyrë ta harrojë sa më parë atë humbje dhe të mendojë për sfidën e rradhës me Skënderbeun. Por fakti që Vllaznia nuk luan në mesjavë për kupë, ka bërë që trajneri Gjoka ta lërë dy ditë pushim ekipin.

Sot futbollistët kanë qenë pranë familjeve të tyre dhe po ashtu edhe nesër ndërkohë që do t’i rikthen stërvitjes ditën e hënë. Sigurisht që janë shumë gjëra për të ndryshuar dhe stafi teknik e ka të qartë këtë gjë.
© shkodrasport.com