Dy humbje kanë pësuar dy ekipet e basketbollit të klubit Vllaznia në ndeshjet e kësaj jave. Kundërshtarët e tyre që kanë triumfuar kanë qenë dy ekipet e Tiranës. Ndeshja e parë ka qenë ajo e meshkujve, e luajtur pasditen e djeshme në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit. Vendasit kanë fituar thellësisht 86-51 teksa djemtë shkodranë nuk kanë mundur ta rivalizojnë dot skuadrën kryesuese të kampionatit. Epërsia e saj duket qartë edhe në rezultatet e periodave ku vetëm në të parën ka patur rivalitet 17-17 sepse më pas diferenca ka ardhur duke kaluar në anën e Tiranës. Ajo ka fituar periodën e dytë 18-15 dhe më pas 23-14 dhe 28-11. Me humbje e ka mbyllur këtë javë edhe ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë. Në ndryshim nga meshkujt, këta kanë luajtur në Shkodër ndaj Tiranës mesditën e sotme. Vllaznia ka fituar madje periodën e parë 21-19 por vetëm kaq sepse Tirana më pas do dominonte duke fituar periodën e dytë 28-15, të tretën 28-12 ndërsa në të katërtën ka fituar Vllaznia 30-20 por kjo nuk ka mjaftuar sepse e gjithë ndeshja është mbyllur 95-78 për Tiranën.

www.shkodrasport.com