Për dy javë, duke nisur nga dita e sotme, skuadra e Vllaznisë do të zhvillojë një fazë përgatitore në Austri. Gjatë kësaj kohe, trajneri Mirel Josa do të ketë mundësinë t’i japë grupit të futbollistëve ngarkesën e duhur fizike për të përballuar sezonin, por edhe për të konsoliduar formacionin.

Temperaturat e uleta qe mbizoterojne ne kete vend, do jene nje mundesi e mire qe skuadra te marre ngarkesat e duhura. Nderkohe me anë të miqësoreve që do të zhvillohen, futbollistët e rinj që i janë bashkuar Vllaznisë, do të kenë mundësi për t’u ingranuar me grupin.

Rikthimi i Vllaznisë në Shkodër, do të jetë rreth dates 13 korrik. Ndërkohë që, me datën 21 sipas kalendarit të UEFA, është në program për t’u luajtur ndeshja, Vllaznia-Universitatea Craiova, e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Gjate dy javeve te qendrimit ne Austri, ekipi kuqeblu do te zhvilloje edhe tre ndeshje miqesore teksa e para pritet te organizohet me date 5 e me pas do te vendoset edhe per dy te tjerat.
Maringlen ZHIVANI