Ekipi i Vllaznise ka nisur diten e djeshme pergatitjet per Kupat e Europes dhe per disa dite futbollistet kuqeblu do te sterviten ne qytetin e tyre. Por per ta nuk do te kete vetem “zbor” ne stervitje, sepse stafi teknik ka percaktuar edhe dy ndeshje miqesore per te luajtur ne 8 ditet e ardhshme.

Nje gje te tille e ka zbuluar vete trajneri Thomas Brdariç i cili diten e djeshme beri te ditur per mediat se Vllaznia do te luaje dy ndeshje miqesore fillimisht ne Shkoder dhe me pas tre te tjera jashte vendit, pikerisht aty ku do te zhvilloje fazen pergatitore.

Dhe me keto 5 miqesore skuadra pritet te jete e konsoliduar per ndeshjet europiane te turit te pare te “Conference League” qe do te zhvillohen me 11 dhe 18 korrik.

Brdariç po ashtu ka sqaruar se dy miqesoret e Shkodres, do te luhen kete te shtune dhe me pas te merkuren e ardhshme. Tashme mbetet vetem te mesojme emrat e kundershtareve te ketyre miqesoreve. Keto do te jene nje test i mire per te pare gjendjen e futbollisteve te ardhur nga merkatoja, por edhe pjeses tjeter te lojtareve./www.shkodrasport.com/