Ndriçim Shtubina dhe Alsid Tafili janë dy mungesat e sigurta të Vllaznisë në ndeshjen e së shtunës kundër Tiranës. Të dy këta futbollistë kanë plotësuar numri tre të kartonëve të verdhë, dhe nuk do të jenë të gatshëm për përballjen e javës së 23-të. Trajnerit Artan Bushati nuk i mungojnë alternativat në mesfushë dhe mbrojtje, prandaj pritet që ta gjejë shumë shpejt zgjidhjen. Ajo që mbetet tashmë është të shohim se çfarë zgjidhje do të provojë trajneri Bushati. Për Shtubinën në fakt zëvendësuesi duket gati teksa rikthehet nga skualifikimi rumuni Dragoi.
Problemi është se kush do të luajë në vend të Tafilit në qendër të mesfushës. Fakti që Nallbanin tashmë trajneri Bushati nuk e llogarit më pjesë të skuadrës, do të thotë se ai nuk do luajë ndaj Tiranës. Mund të ndodhë edhe ndryshe sepse mesfushori kosovar vazhdon të stërvitet normalisht me grupin. Nëse nuk aktivizohet ai, në vend të Tafilit pritet të luajë 19 vjeçari Dema. Të tjerët ndërkohë do jenë po ato që kanë luajtur në gjithë këto ndeshjet e fundit dhe nuk priten ndryshime të tjera. Objektivi i Vllaznisë është t’i bëjë një mbyllje sa më të mirë kampionatit dhe për këtë arsye, do të kërkojë fitoren edhe në ndeshjen e rradhës me Tiranën.
www.shkodrasport.com