Kalendari per ekipin e Vllaznise per momentin duket i favorshem teksa brenda 5 ditesh do te zhvilloje dy ndeshje ne shtepi e cila ne kete sezon ka rezultuar te jete nje pike shume e forte. Kjo sepse shkodranet kane grumbulluar me shume pike se kushdo tjeter ne ndeshjet brenda.
Te shtunen ne oren 17.00 kuqeblute do te presin ne shtepi ekipin e Kastriotit, ne kuadrin e javes se 23-te te “Abissnet Superiore” dhe padyshim qe do te kerkojne fitoren per te ndjekur dy ekipet kryesuese dhe pse jo per t’iu afruar edhe me shume atyre.
Nga ana tjeter, te merkuren qe vjen Vllaznia do te prese po ne “Loro Boriçi” ekipin e Partizanit, kete here ne kuadrin e ndeshjeve te turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise.
Kjo do te jete ndeshja e pare pasi e kthimit do te luhet me 15 mars ne kryeqytet dhe djemte e drejtuar nga trajneri Josa sigurisht qe do te tentojne te marrin nje rezultat sa te me mire per te hedhur nje hap te sigurte per kualifikimin ne gjysmefinale te ketij kompeticioni.
Fakti qe brenda 5 diteve, Vllaznia do te luaje dy here ne shtepi, kuptohet qe do te jete nje plus shume i madh per te sepse edhe me mbeshtetjen e tifozeve, do te synoje te marre dy fitore njera pas tjetres, qe do ta ndihmojne edhe me shume ate ne rrugen e arritjes se objektivave te saj./SHKODRA-SPORT.COM/