Skuadra e Vllaznisë edhe ditën e sotme e ka patur të ngarkuar me procesin stërvitor të saj. Ajo ka zhvilluar dy seanca të tilla, teksa paradreke futbollistët kanë qenë në palestër ndërsa pasdreke kanë vijuar me programin e zakonshëm në fushë. Ndërkohë, nesër do të ketë vetëm një seancë të tillë e cila do të jetë e fundit në prag të sfidës të së premtes ndaj Kukësit. Menjëherë pas saj ekipi do të grumbullohet në hotel.

Gjendja e futbollistëve duket e mirë dhe në rradhët e tyre vërehet optimizëm për kalimin me sukses të këtij takimi shumë të rëndësishëm. Vllaznia ndaj Kukësit shpeshherë ka qenë e pafat këto vitet e fundit, madje duke humbur disa herë edhe brenda në Shkodër por këtë herë pritet të jetë ndryshe.

© shkodrasport.com