Ka dilema nese Vllaznia e ketij sezoni eshte e forte ngaqe po dominon ne kampionatin e kategorise se pare, apo skuadrat e tjera pjesmarrese ne kete kampionat jane me te dobeta.

Ne fakt gjate ketij sezoni ekipi shkodran ka zhvilluar edhe disa ndeshje me ekipe te Superliges ne te cilat eshte treguar shume dinjitoze. Kemi parasysh ketu faktin qe kete e tregoi ne dy perballjet e kupes me Kamzen apo dhe ne dy miqesoret qe ka zhvilluar me Laçin, te mbyllura te dyja ne barazim.

Ne te djeshmen qe perfundoi 1-1, duhet thene se Vllaznia ka luajtur ne 90 minutat e saj me vetem 4-5 futbolliste titullare. Pjesa tjeter ka qene e perbere nga futbolliste rezerve.

Në portë ka qenë Sherri, ndërsa në mbrojtje Mehmedaj, Zeqaj, Gurishta dhe Ruqi. Në mesfushë ndërkohë janë aktivizuar Bilali, Krymi e Bardulla, ndërsa në rolin e mesfushorëve të avancuar kanë luajtur Zogaj e Lushaj.

Në majë të sulmit në këtë miqësore ka qeën Belajdi Pusi, i cili ka qenë edhe autori i golit të vetëm të Vllaznisë në këtë ndeshje. Në pjesën e dytë ndërkohë janë aktivizuar edhe Hoti, Stafa, Kruja, Hoxha e Palushani.
© shkodrasport.com