Vllaznia e basketbollit te meshkujve e ka nisur me humbje kampionatin e ri. Ajo eshte mundur brenda ne “Qazim Dervishi” me rezultatin 71-81 nga Apolonia debutuese ne Superlige. Por me shume sesa humbja ajo qe rendon tek ekipi shkodran eshte perberja e tij.
Ne fushe ne ndeshjen e sotme jane pare edhe lojtare te cilet kane patur dy vite pa luajtur basketboll, e po ashtu edhe 3-4 lojtare te cilet jane vetem 15-16 vjeçare dhe ndonese premtojne shume per te ardhmen, nuk e kane kohen per te mbajtur mbi shpatullat e tyre te njoma fatet e basketbollit shkodran.
Ndeshja ka mire me mire per Vllaznine, pavaresisht ketyre problemeve dhe ajo e mbylli perioden e pare me rezultatin 24-18. Ne te dyten nuk arrin ta ruaje dot epersine sepse jane fieraket qe zgjohen dhe e fitojne ate 22-19, megjithate jane kuqeblute qe shkojne ne pushim me avantazhin e 3 pikeve.
Por vetem kaq. Perioda e trete eshte e gjitha per t’u harruar dhe ajo fitohet nga Apolonia me rezultatin 22-6, nderkohe qe ne perioden e fundit trajneri Bekteshi fut ne loje tre lojtare shume te rinj, Koplikun, Hafizin e Mbiaren, megjithate ata luajne shume mire dhe e fitojne kete periode 22-19 duke bere qe e gjithe ndeshja te mbyllet ne shifrat 81-71 ne favor te Apolonise.
Me shume sesa humbja e sotme, ajo qe djeg shume tek Vllaznia eshte e ardhmja dhe me kete kontigjent qe ajo ka, eshte pretendentja kryesore per te rene nga Superliga./SHKODRA-SPORT.COM/
VLLAZNIA- APOLONIA 71- 81 (24-18, 19-22, 6-22, 22-19)
VLLAZNIA: KOPLIKU, MBIARA, HAFIZI, KUÇI, SHABANI, GJEÇAJ, RAKAJ, BITRI, TINAJ, MEMÇAJ. TR: DAMIAN BEKTESHI