Me shumë të ngjarë sezoni për Vllazninë e basketbollit do të mbyllet këtë të shtunë, por nëse renditet e pesta do të ketë edhe play out-in por gjithsesi sezoni po shkon drejt fundit.
Duke e marrë në total, mund të konsiderohet një sezon i dështuar, pavarësisht problemeve me të cilat nisi ai, por edhe nga nëntori kur erdhi presidenti i ri dhe më pas, gjërat nuk kanë shkuar mirë.
Ka shumë pakënaqësi për nivelin e lojtarëve të huaj që erdhën tek Vllaznia e po ashtu edhe për stafin teknik. Për këtë arsye, burime pranë shoqatës së basketbollit bëjnë të ditur se drejtuesit e saj kanë ndër mend që në përfundim të këtij sezoni të ndërmarrin një “reformë” totale.
Nga sa duhet, do të ketë një ristrukturim total të ekipit dhe stafit teksa flitet për një largim të drejtorit teknik Altin Halili (që kohët e fundit nuk është parë pranë skuadrës) e po ashtu me shumë të ngjarë edhe të trajnerit Neven Plantak. Bashke me te mund te largohen ndoshta edhe shumica e lojtareve te huaj te cilet nuk kane
Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe lëvizje të tjera dhe e rëndësishme është që të ndërtohet gjithçka nga fillimi, me një projekt të ri që padyshim nuk do të jetë për një Vllazni mbijetese por për shumë më tepër.
Megjithatë të gjitha këto janë supozime sepse më parë skuadra duhet të sigurojë qëndrimin në Superligë. Për këto ndryshime patjetër që duhet të presim pas të shtunës, ditë kjo vendimtare për basketbollin shkodran.
© shkodrasport.com