Te Vllaznia e basketbollit te meshkujve e kane marre shume seriozisht organizimin per sezonin e ri. Pas perforcimeve te bera me disa lojtare amerikane, drejtuesit kuqeblu jane kujdesuar te rikthejne ne Shkoder edhe dy emra te njohur te basketbollit te ketij qyteti.

Pak dite me pare, me Vllaznine firmosi Robert Shestani qe erdhi nga ekipi kampion i Beselidhjes, ndersa diten e djeshme eshte prezantuar edhe nje tjeter lojtar shkodran. Pikerisht Elian Memçaj, i cili rikthehet ne Shkoder pas nje periudhe disamujore te kaluar tek Teuta e Durresit. ja njoftimi i shoqates se basketbollit Vllaznia per kete perforcim te rradhes:

Elian Memcaj rikthehet tek Vllaznia

Me shumë krenari njoftojmë nënshkrimin e gjashtë për këtë sezon: Elian Memcaj ish-lojtar i Vllaznisë dhe pjesë e ekipit kombëtar. Eliani rikthehet për të sjellë energji të re dhe për të forcuar më tej ekipin tonë, duke na bërë edhe më të fortë për sfidat që na presin!

Mirë se erdhe në shtëpi, Elian!

Ne kete menyre me Memçajn, Shestanin, Rakajn, Williams, por edhe lojtaret e ardhur se fundi, Michael Lenoir, Michael Wrighte, Maurice Hodge Jr dhe Maurice Walton, Vllaznia duket shume e forte dhe tashme do te synoje te jete nje nga pretendentet per titullin kampion ne sezonin e ri./www.shkodrasport.com/