Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka bere nje tjeter levizje ne merkato. Pas huazimit te basketbollistit Ashton Michael Parker nga Kamza pak dite me pare, sot ka zyrtarizuar nje tjeter perforcim.

Behet fjale per Mckyron Tucker. Ne fakt ai nuk eshte nje emer i panjohur per ekipin shkodran sepse ka qene edhe sezonin e kaluar pjese e tij dhe madje nje nga lojtaret me te rendesishem.

Rikthimi i Tucker ne Shkoder eshte bere i ditur nga vete Shoqata e Basketbollit Vllaznia permes nje postimi te pak minutave me pare kur shkruan:

Mckyron Tucker rikthehet te Vllaznia!

Me kënaqësi ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshjen për rikthimin e Mckyron Tucker, një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar!

Statistikat e tij sezonin e kaluar:

35.7 minuta për ndeshje

16.5 pikë për ndeshje

5.1 asistime për ndeshje

5.4 topa ne tabele

1.7 vjedhje topi për ndeshje

Ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sotme, së bashku me Ashton Parker, lojtarin e huazuar nga Kamza! Forca Vllaznia!