Në pallatin e sportit Qazim Dervishi në Shkodër është luajtuar te shtunen pasdite ndeshja e basketbollit të femrave Vllaznia-Studenti. Ndeshja u mbyll me fitoren e ekipit shkodranë me një rezultat të ngushtë 68-60.
Në pjesën e parë dhe të dytë Vllaznia bëri një lojë të mirë ku arrit të kalonte dhe ne 17 pikë diferencë por në pjesët e fundit pati vështirësi dhe skuadra shfaqi lodhje në fushë.
Kjo si rrjedhoje e mungeses se duhur te pergatitjes fizike, kur dihet qe ekipi prej muajsh nuk eshte stervitur ne kushte optimale ngaqe pallati i sportit ka qene i mbyllur.
Megjithate trajneri Bledar Gjecaj shprehet i lumtur për këtë fitore sepse starti i kampionatit eshte i mbare dhe ndryshe prej viteve të tjera pandemia ka ndryshuar objektivat e ekipit tregon trajneri Gjecaj.
Ndeshja Vllaznia-Studenti ishte ndeshja e parë e kampionatit Shqiptar.