Me vetëm pak ditë stërvitje dhe me një grup lojtarësh të mbledhur pak ditë më parë, Vllaznia e basketbollit të meshkujve e ka nisur me humbje kampionatin. Ajo është mundur me rezultatin 80-92 nga Teuta në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.

Ndeshja ka nisur me mire per vendasit te cilet e mbyllin perioden e pare ne shifrat 35-17. Duket qarte se Vllaznia ka probleme ne funksionin e lojes si skuader e kjo shihet edhe ne perioden e dyte dhe ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me rezultatin 58-43.

Ndërkohë perioda e tretë do të ishte shumë e mirë për ekipin shkodran që arrin të shënojë disa pikë njëra pas tjetrës duke e ngushtuar rezultatin deri në tetë pikë dhe kjo periodë do të mbyllej në shifrat 70-62.

Kishte shpresa për një lojë të tillë edhe në periodën e katërt por Teuta arriti ta administronte avantazhin, madje edhe ta thellonte pak më shumë duke bërë që i gjithë takimi të mbyllej më rezultatin 92-80./SHKODRA-SPORT.COM/