Vllaznia e basketbollit te meshkujve vazhdon te vuaje me paraqitjet e saj tashme edhe ne kampionat. Pasditen e sotme ajo eshte mundur ne Shkoder edhe nga Partizani me rezultatin 85-79.
Shkodranet kane zhvilluar nje ndeshje me oshilacione dhe si rrjedhoje nuk kane bindur aq sa duhet, ndonese kane patur nje mbeshtetje shume te zjarrte nga grupimi i tifozeve “Vllaznit Ultras”.
Ndeshja ka nisur mire per kuqeblute qe e kane fituar perioden e pare ne shifrat 21-18, nderkohe qe loja e tyre ka rene ne perioden e dyte e cila mbyllet me avantazhin e Partizanit ne shifrat 45-30.
Kjo epersi ka ardhur duke u thelluar ne favor te ekipit mik edhe ne perioden e katert ne shifrat 70-51. U krijua ideja se ketu ndeshja u mbyll por ne fakt Vllaznia permiresuan shume gjera duke e ngushtuar rezultatin deri ne 4 pike por vetem kaq.
Partizani zgjohet ne fund dhe e fiton krejt ndeshjen me rezultatin 85-79, nderkohe qe kjo humbje tregon edhe njehere tjeter se te Vllaznia gjerat nuk shkojne ashtu si duhet./SHKODRA-SPORT.COM/
‘.