Vllaznia eshte rikthyer serish tek fitorja ne kampionat dhe vazhdon te kryesoje me merite renditjen e kampionatit edhe pas javes se 10-te te tij.
Nje fitore disi e vuajtur ne pamje te pare, nisur edhe nga rezultati 1-0 i arritur ndaj Apolonise, por festa e fitores ne fund te saj ka qene e njejta.
Ne fundin e takimit, ashtu si zakonisht, sponsori Xhaferi ka zbritur ne dhomat e zhveshjes dhe ka festuar bashke me futbollistet dhe stafin teknik.
Nuk ka munguar edhe fotoja e rastit duke treguar edhe njehere tjeter se tek Vllaznia çdo gje funksionon me frymen e grupit dhe ky mund te jete edhe kyçi i suksesit te kesaj skuadre deri me tani.
Te mos harrojme se sot Vllaznise i kane munguar plot 4 futbolliste, megjithate ata qe luajten ne fushe bene me te miren dhe i dhuruan nje tjeter fitore ekipit, fitore me te cilen ato vazhdojne te kryesojne renditjen.