Ekipet po bëhen gati për të rifilluar sezonin teksa kanë nisur fazat përgatitore, në mënyrë që futbollistët të marrin ngarkesën e duhur.
Në këto momente nuk mungojnë në asnjë moment ndeshjet miqësore, të cilat ndihmojnë më shumë teknikët të kuptojnë përgatitjen fizike të grupit të futbollistëve.
Një miqësore do të luaj edhe Vllaznia ditën e nesërme. Shkodranët e trajnerit Tomas Bërdariç do të kenë përballë Kastriotin, i cili në këtë sezon do të jetë pjesë e Kategorisë Superiore.
Takimi do të zhvillohet në Fushë-Krujë në stadiumin Redi Maloku në orën 17:00. Kujtojmë se kjo do të jetë miqësorja e dytë për kuqeblutë teksa më parë kanë zhvilluar një test me Teutën, të cilën e humbën me rezultatin 0-1. /VipSport/