Vllaznia e femrave ka prezantuar tre blerjet e reja të saj, të realizuar pikërisht në prag të ndeshjeve të turit të dytë të “Uefa ëomen’s Champions League”.

Ka qenë presidenti Lazer Matija ai që ka bërë prezantimin e tyre para gazetarëve në ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” duke shpresuar që të jenë tre lojtare të cilat do t’i japin ndihmën e duhur ekipit në prag të këtyre ndeshjeve shumë të rëndësishme.

Tre lojtaret amerikane që sapo kanë mbërritur në Shkodër dhe janë veshur tashmë kuqeblu janëLauren Elisabeth Prott dhe Kelli Lynn Sëenson që luajnë në qendër të mbrojtjes ndërsa Jeniffer Lynn Eberhardy luan si mesfushore.

Me këto tre futbolliste amerikane, por edhe tre të tjerat që kanë qenë pjesë e skuadrës që në ndeshjet e turit të parë, Vllaznia e femrave duket të jetë shumë më e fortë në prag të ndeshjeve të turit të dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.

Ndeshja e parë e turit të dytë, ajo ndaj danezeve të Fortuna Hjorring do të luhet të mërkurën e ardhshme, me datë 11 shtator, ora 18.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.
© shkodrasport.com