Opinion nga Uesli HILI – Sezoni  futbollistik 2016-2017 ne vendin tone ishte nder te çuditshmit nder vite. Kjo “çudi” perfshiu dhe ekipi me te vjeter ne Shqiperi, ate te Vllaznise se Shkodres. Ne 36 jave te zhvilluara te kampionatit, ekipi shkodran asnjehere nuk la te kuptohej  se cila ishte fytyra e vertete e tij.

Barazim ne Kukes, humbje ne Shkoder me Luftetarin, fitore  ndaj Tiranes, barazim me vendin e fundit- Korabin, humbje me Laçin, barazim me Partizanin, humbje ne Vlore,  ishin vetem disa nga ndeshjet qe tregojne qarte se Vllaznia nuk  ngjasonte me veten ne asnje ndeshje. Kjo  luhatje nga ndeshja ne ndeshje gati sa nuk i kushtoi renien nga Superliga ekipit kuqeblu, duke i lene sportdashesit shkodran ne “ankth” deri ne vershellimen perfundimtare te arbitrit italian Paolo Maxoleni, i cili drejtoi ndeshjen Vllaznia-Tirana. Gjate ketij Kampionati, ekipi i drejtuar nga Armando Cungu  mban dhe  disa  rekorde, ate te barazimeve, ku si asnje ekip tjeter, ne 36 ndeshje te zhvilluara ka barazuar 16 prej tyre,  ose thuajse gjysmen e kapionatit. Rekord tjeter eshte se ekipi Shkodran ka regjistruar vetem 8 fitore, shifer kjo nder me te ulta ne 98 vite histori te Klubit Vllaznia.Situata e krijuar kete vit tek ekipi kuqeblu   eshte nje tregues I qarte se klubi shkodran duhet te privatizohet sa me pare e jo e mbes peng I Bashkise e cila e ka te veshtire ose thuajse te pamundur ta menaxhoje. Publiku shkodran eshte mesuar te shohe ekipin e tyre te luftoje per trofe e jo te marr pamjen e nje ekipi te nje province inferiore.Tifozet e shumte ne numer ne ndeshjen e fundit ndaj Tiranes ishte  nje tregues I qarte se opinioni shkodran eshte sportdashes por  largimi I tyre gjate kampionatit vjen nga gjendja e Vllaznise e cila nuk I permbush pritshmerine e tyre,  ku keta te fundit kane mbetyr duke thene, “te shpresojme vitin tjeter”!