Vllaznia është duke projektuar të ardhmen, teksa në stol u ul një trajner gjerman. Thomas Brdaric nuk është I vetmi trajner nga Gjermania që ka drejtuar kuqeblutë, pasi për gjashtë muaj në vitin 2006 Ulrich Schulze drejtonte kuqeblutë.
Gjermani 72 vjeçar tanimë, asokohe ulej nga qershori I 2006 deri në dhjetorin e po atij viti në stolin kuqeblu. Aventura e gjermanit në sezonin 2006-07 nuk u mbyll si duhet, duke u larguar pas pak muajsh.
Jo më kot në Shkodër janë dashuruar pas Gjermanisë, ndërsa pas 14 vitesh në stolin e Vllaznisë ulet një “Panzer”. Por nese Schulze punoi vetem pak muaj ne Shkoder, Brdariç deshiron te qendroje me gjate.
E ka marre me shume deshire kete aventure te re dhe kuptohet qe edhe me mbeshtetjen e drejtuesve, ka idene per te bere gjera te mira tek Vllaznia. Deri tani ka treguar se nuk ka nder mend te terhiqet para veshtiresive qe mund t’i dalin perpara dhe kuptohet qe fillimi eshte gjithmone i veshtire.