Sfida e neserme ne “Loro Boriçi” ne mes ketyre dy skuadrave, ndoshta nuk i gjen ato ne momentet e tyre me te mira, por shanset me te medha per fitore i kane kuqeblute. Luajne ne fushen e tyre, kane me shume cilesi dhe si rrjedhoje, kane edhe avantazhin e pikeve.
Partizani nga ana tjeter, me largimin e kater titullareve nuk eshte me ai i dy fazeve te para dhe ky tashme eshte fakti. Megjithate mbetet nje skuader dhe kundershtar gjithmone i forte dhe i veshtire.
Kjo do te thote se Vllaznia duhet ta marre shume seriozisht kete sfide ne te cilen eshte “e denuar” per te fituar sepse me kete trepikesh do te mbyllet njehere e mire llogarite me vendin e katert dhe po ashtu, do te pozicinohej me mire ne kreun e renditjes.
Ne keto rrethana, futbollistet dhe stafi kuqeblu duken shume te vendosur per ta zgjidhur kete ndeshje ne menyren e duhur. Kuptohet duke patur edhe mbeshtetjen e tifozeve qe pritet te jene te shumte ne numer, ne mbeshtetje te skuadres se tyre te zemres.(www.shkodrasport.com)