Gjatë këtyre ditëve është duke u zhvilluar kampionati kombëtar ekipor në shah. Në të marrin pjesë 10 ekipet më të mira të vendit por lufta më e madhe për titullin kampion duket se është përqendruar në mes dy ekipeve, Teutës së Durrësit dhe Vllaznisë së Shkodrës. Për momentin, ekipi durrsak është në vend të parë ndërsa ai shkodran në vend të dytë me dy pikë më pak. Për të përcaktuar skuadrën kampione, me shumë siguri do të vendosë ballafaqimi direkt mes këtyre dy ekipeve. Kampionati mbaron të dielën dhe pritet që në ditët në vazhdim të ketë një konkurrencë të fortë për vendin e parë. Nëse Vllaznia do shpallej kampione e vendit, do të thoshte një krenari më tepër për klubin Vllaznia dhe për më tepër, një titull më shumë pas atij të atletikës, boksit, xhudos dhe gjimnastikës. Sporti i shahut ka kaluar jo pak oshilacione megjithatë në këto vitet e fundit është vërejtur një kujdes më i madh për të, falë edhe ndihmës që kanë dhënë disa dashamirës të këtij sporti. Një titull kampion këtë vit do të ishte diçka shumë pozitive por edhe një nxitje për të bërë gjëra edhe më të mira në të ardhmen.

www.shkodrasport.com