Vllaznia do të ketë një sfidë tejet të vështirë në fundjavë ndaj Laçit. Të dielën, kuqeblutë luajnë ndaj kurbinasve në Laç, një ndeshje që padyshim duhet kujdes maksimal, pasi laçianët dinë të bëjnë dëme, pavarësisht pozicionit që ndodhen në tabelën e renditjes.
Më pas, përballë do të jetë Bylis, e cila në këtë sezon ka shfaqur pretendimet e saj si një ekip i fortë në fushën e lojës, por në teori skuadra e Josës është pretendente për të fituar këtë sfidë.
Për ndeshjen e rradhës pas ballshiotëve, shkodranët do të ndeshen me Erzenin sërish në Shkodër. Tre sfidat e para të muajit nëntor do të luhen ndaj Kukësit, Tiranës dhe Egnatias.
Me këto dy të fundit që do të ndeshen në “Loro Boriçi”. Ky është edhe kalendari i Vllaznisë deri në ndërprerjen e kampionatit për shkak të Botërorit.
Maringlen ZHIVANI