Vllaznia e femrave merr nje tjeter fitore ne kampionat, te 10-ten rradhazi ne po kaq ndeshje te luajtura dhe kryeson serish e vetme dhe me merite renditjen e kampionatit.
Mesditen e sotme ajo ka luajtur ne Kamez ndaj ekipit Tirana AS duke fituar me rezultatin 5-1. Ne fushen e lojes rivaliteti ka zgjatur vetem 30 minuta.
Ndeshja ka nisur me gol dhe ka qene sulmuesja Zylfije Bajramaj ajo qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 6-te per Vllaznine por kater minuta me vone do te vinte goli i barazimit per Tirana AS shenuan nga Troka.
Nderkohe 20 minuta me vone, do te ishte serish Bajramaj qe do te kalonte ne avantazh ekipin shkodran dhe me pas do te shenonte edhe Megi Doçi golin e trete dhe pjesa e pare ne kete menyre do te mbyllej me shifrat 3-1 per Vllaznine.
Ne pjesen e dyte ekipi shkodrando te shenonte edhe dy gola te tjere me sulmueset e saj Lufo dhe Bajramaj. Kjo e fundit kesisoj plotesoi edhe tripleten e saj ne kete ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 5-1 ne favor te Vllazise.
Ajo kryeson me merite renditjen e kampionatit me pike te plota 30 nderkohe qe ndjekesja me e afert eshte Apolonia e Fierit e cila ka tre pike me pak dhe do te jete rivali kryesor i saj deri ne fund./SHKODRA-SPORT.COM/