Vllaznia e futbollit të femrave që prej së hënës ka nisur përgatitjet për ndeshjet e Ligës së Kampioneve të cilat do të zhvillohen në fillim të muajit shtator në Gjeorgji. Kuptohet që vajzat shkodrane do të kenë si objektiv vendin e parë në grup dhe kualifikimin në turin dytë të këtij kompeticioni të rëndësishëm europian.
Ndërkohë skuadra së fundi ka pësuar disa ndryshime me lojtare që janë larguar, por edhe me të tjera që kanë ardhur dhe pritet të vijnë në ditët e ardhshme. Vetë drejtuesit e këtij ekipi ende nuk i kanë bërë të ditur emrat e lojtarëve që do të jenë pjesë e tyre, por kjo gjë me siguri që do të kryhet në ditët e ardhshme.
Gazeta “Shkodra Sport” mëson se deri më tani me ekipin janë bashkuar 3-4 lojtare të ardhura nga vendet e ndryshme, ndërkohë që në pritje janë edhe tre amerikane, të cilave u janë prerë biletat dhe brensa javës do të jenë në Shkodër.
Kuptohet që presidenti Matija po mundohet të tregohet shumë i kujdesshëm në përzgjedhjen e tyre, për të mos përsëritur gabimet e vitit të kaluar kur një pjesë dërrmuese e blerjeve nuk rezultuan ato të duhurat.
Kujtojmë që shorti e ka vënë ekipin kampion të Shqipërisë në grupin 2 të këtij kompeticioni dhe në gjymëmfinale, Vllaznia do te ndeshet me skuadren kampione te Gjeorgjise ëFC Lanchkhuti, ndeshje e cila do te luhet me date 4 shtator dhe ne rast fitoreje, me 7 shtator me fituesen e çiftit SKN St. Pölten (AUT) vs Neftçi PFC (AZE)./www.shkodrasport.com/