Vllaznia e femrave nuk ka mundur te fitoje dot ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate te luajtur ne Fier pasditen e sotme ndaj Apolonise vendase. Pavaresisht rasteve te krijuara, i gjithe takimi eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.

Megjithate rastet per ekipin shkodran nuk kane munguar, madje Vllaznia ka patur mundesi te shenoje edhe nga pika e bardhe e penalltise, por futbollistja Luçije Gjini ka gabuar ne minuten e 60-te duke mos arritur ta dergonte dot topin ne rrjeten e portes vendase.

Edhe pas ketij momenti, ka patur shume perpjekje nga ekipi kuqeblu, por lojtaret e saj kane qene te paqarta dhe si rrjedhoje gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.

Ne fakt nje rezultat i tille konsiderohet i favorshem sepse Vllaznia jo vetem ka ruajtur pathyeshmerine e saj, por bashke me te edhe vendin e pare ne renditje nje jave para fundit te kampionatit. Kjo do te thote se ajo e ka siguruar vendin e pare ne renditje perpara startit te “Final 4”.

Objektivi i saj padyshim qe do te jete mbrojtja e titullit kampion, titull ky qe do te jete i 11-ti per ekipin i cili ka shkruar historine e futbollit te femrave ne vendin tone./www.shkodrasport.com/