Vllaznia e femrave ka bere detyren edhe ne ndeshjen e dyte ndaj Kukesit, te vlefshme per turin e pare te Kupes se Shqiperise. Pas fitores 7-0 ne ndeshjen e pare, vajzat kuqeblu kane fituar edhe sot, kete here me rezultatin 6-0.

Duke patur parasysh rezultatin e sfides se pare, trajneri Leka e nisi ndeshjen me kater lojtare te reja ne formacion, por niveli i lojes nuk ka rene. Madje kane qene dy prej ketyre lojtareve qe kane shenuar edhe golat e pare te ndeshjes.

Te parin e shenoi mesfushorja Arlinda Kodra, ndersa i dyti ka firmen e sulmuesese Klaudia Borci. Po gjate pjeses se pare do te shenonte edhe mesfushorja Gresa Berisha nje tjeter gol dhe ne kete menyre ajo do te mbyllej ne shifrat 3-0.

Ne te dyten ekipi shkodran do te shenonte edhe tre gola te tjere perballe vajzave kukesiane ne sfiden e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Kete here autore te golave do te ishin Megi Doçi, Jehona Shala dhe Rrezona Ramadani. Kjo e fundit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenes ne kete ndeshje dhe si rrjedhoje edhe goli i shenuar e ka entuziasmuar pa mase.

Perfundimisht 6-0 per Vllaznine qe kualifikohet per ne gjysmefinale te Kupes ku do te ndeshet me ekipin e Partizanit, i cili u kualifikua ndaj Kinostudios vetem pas gjuajtjes se 11-metershave./SHKODRA-SPORT.COM/